Në Gjykatën Themelore të Gjakovës sapo ka përfunduar shqyrtimi fillestar i seancës për vrasjen e rëndë të vëllëzërve Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ka ndodhur vitin e kaluar.
Sot u mbajt kjo seancë gjyqësore ku dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, u shfaqën para gjykatës, por ata nuk e pranuan fajësinë e tyre, njofton Klankosova.tv.
Fillimisht, ata u akuzuan për vrasje të rëndë ndaj dy vëllëzërve dhe për mbajtje të armëve pa leje.
Gjergj Gjokaj, si i pandehur, e pranoi pjesërisht se ka mbajtur armë pa leje, por nuk e pranoi se ka vrarë dy vëllëzërit.
Duke mos e pranuar fajin, mbaroi kjo seancë dhe po ashtu nuk u pranua se i pandehuri e pranoi fajin për armëmbajtje pa leje.
Ndiqni raportimin e plotë, nga gazetarja Diellza Berisha, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>