Analisti Milazim Krasniqi, e ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Gjykatës Speciale për mungesë provash në procesin nda ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krasniqi vlerësoi se Specialja deri më tani është marrë me siç tha ai “muhabete odash”.
Ai në Facebook shkroi se kjo mënyrë e denoncimit dëshmon mungesë totale të provave nga ana e prokurorisë.
“Prokurori qe mirret me fragmente librash, me fotografi, kush ku eshte ne kembe e kush ulur,kush cka ka veshur… Keshtu kane qene muhabetet e odave nder ne, opinione, fjalamujtas, thashetheme. Por ne nje gjykate speciale, kjo menyre e denoncimit deshmon mungese totale te provave nga ana e prokurorise”, ka shkruar Krasniqi transmeton Klankosova.tv.
The post Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Krasniqi: Prokuroria po merret me “muhabete odash”, nuk ka prova appeared first on Klan Kosova.