Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajme“Gjykimi i dytë”- Zhvillimet e ardhshme në Speciale (VIDEO)

“Gjykimi i dytë”- Zhvillimet e ardhshme në Speciale (VIDEO)

Më 27 shkurt, të premten e ardhshme, do të nisë gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fahri Fazliu dhe Hajredin Kuçi.

Siç njoftoi në “Info Magazinë” në Klan Kosova, gazetarja Rina Mujku, ky gjykim i dytë do të zhvillohet me katër të akuzuar në liri, pasi gjatë periudhës që qëndruan në Hagë, Gjykata Speciale vendosi të aprovojë kërkesat për lirim me kusht të Smakajt dhe Fazliut.

 “Ky gjykim i dytë nis me katër të akuzuar në liri, sepse gjatë kohës sa ne po qëndronim në Hagë, Gjykata Speciale, vendosi që t’i aprovojë kërkesat për lirim me kusht të Smakajt dhe Fazliut”.

“Nuk presim që edhe Thaçi të jetë i pranishëm në gjykatore, pritet të lidhet me videolidhje. Sepse është i vetmi i akuzuar në rastin për “Tentim pengimi të Drejtësisë”, dhe kjo është arsyeja se pse Hashim Thaçin e ka penguar të kërkojë lirim me kusht”.

“Gjykimi do të nis më 27 shkurt, është shtyrë 3 ditë, me kërkesë të mbrojtjes së Thaçit për t’u bërë gati. Prokuroria nuk ka dhënë ndonjë shenjë, që do të vazhdohet tutje, përtej 6 ma5rsit, të gjithë dëshmitarët pritet të përfundojnë deri më 6 mars”, përfundoi Rina Mujku.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT