Prokuroria Speciale e Kosovës ka mirëpretur aktgjykimin fajësues të shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve D.H., R.S., A.V., B.M., dhe J.B., të akuzuar në rastin e vrasjes së rëndë të viktimës V.C, në Prizren.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se aktgjykimi përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të drejtësisë për viktimën dhe familjarët.
“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin për të ndjekur penalisht dhe sjellë para drejtësisë të gjithë personat që dyshohen për kryerjen e veprave penale, në përputhje me ligjin dhe me standardet më të larta profesionale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/