Procesi gjyqësor ndaj Dibran Hoxhës, i njohur me nofkën “Kobra”, dhe të tjerëve të akuzuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2023 në klubin e natës “Cobra City” në Prizren, është përmbyllur me aktgjykim në shkallë të parë.
Dibran Hoxha është dënuar me 23 vite burgim për veprën e vrasjes së personit nga Kukësi që ndodhi në klub, ndërsa për armëmbajtje pa leje është dënuar me 2 vite burg. Në total, ai do të vuajë një dënim unik prej 24 vjetësh në burg.
Ndërkaq, i akuzuari tjetër, Roland Susuri, është dënuar me 7 vite burgim për tre vepra penale të ndryshme. Ai ka marrë 1 vit e 6 muaj për pjesëmarrje në rrahje, 4 vite e 6 muaj për manipulim me prova dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje.
Ndryshe, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Në aktakuzë, “Kobra” akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.
Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit./Telegrafi/