E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGjykimet e njëkohshme: “Na shpëton Apeli”, Thaçit i lejohet ankesa

Gjykimet e njëkohshme: “Na shpëton Apeli”, Thaçit i lejohet ankesa

Procedurën gjyqësore nuk ia veçuan.

Pasi kuptoi se rrezikon të gjykohet për dy aktakuza njëkohësisht, Hashim Thaçi, së paku nuk dëshiron të gjykohet dy herë për të njëjtën vepër.

Druan se për zbulim të dëshmitarëve e të dhënave konfidenciale, do të përballet në rastin e madh, sepse kështu ka kërkuar Prokuroria, t’i rëndohet dënimi i mundshëm si Thaçit edhe Veselit e Selimit.

E që të mos ballafaqohet më këtë vepër edhe te rasti i dytë, do të kërkojë mendimin e Gjykatës së Apelit, me leje të gjyqtares Marjorie Masselot.

Masselot nuk i la Thaçin e Fazliun të ankohen për juridiksionin e gjykatës në Dhomën e Apelit, që për këtë ankesë e quan shpëtimtare.

Prokuroria e kundërshtoi kërkesën e Thaçit për Apel duke insistuar të Trupi Gjykues te rasti për krime lufte duhet dosido t’i marrë parasysh veprat në paraburgim kur të marrë vendim përfundimtar por kjo s’do të thotë që nuk duhet të gjykohet ekskluzivisht për të, ndaras.

The post Gjykimet e njëkohshme: “Na shpëton Apeli”, Thaçit i lejohet ankesa appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT