Gjykata në Pejë shpall të pafajshëm Arizon Rrustemajn

Gjykata në Pejë shpall të pafajshëm Arizon Rrustemajn

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur të pafajshëm Arizon Rrustemajn, i cili ishte përballur me një aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i tij, avokati Dukagjin Kërveshi.


Ai tha se procesi gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa vendimi i gjykatës ka vërtetuar pafajësinë e klientit të tij.

“Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdesshme në vlerësimin e çështjes dhe ka sjellë një aktgjykim meritor, që jemi të bindur se do ta përballojë çdo ankimim në instancat tjera gjyqësore. Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Arizon Rrustemaj ka hyrë i pafajshëm dhe doli i pafajshëm”, ka deklaruar avokati Kërveshi.

Ai shtoi se për shkak se procesi ka qenë i mbyllur për publikun, nuk do të japë detaje të tjera që mund të cënojnë detyrën e tij si avokat apo integritetin e sistemit të drejtësisë./Telegrafi/