Gjykata Themelore, Dega në Suharekë, ka dhënë detaje të reja për një sulm brutal që ndodhi sot para oborrit të saj, rast për të cili është arrestuar një person.
Për këtë rast, gjykata ka deklaruar se ka ndodhur rreth orës 11:00 ku palët e përfshira ishin të ftuara për shqyrtim gjyqësor.
I dyshuari që u arrestua është me inicialet H.K. dhe i njëjti sulmoi personin me inicialet B.B, transmeton Klankosova.tv.
“Pranë Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, me 28.02.2025, është pranuar lënda në Departamentin Penal, ndaj një (1) të akuzuarit. B.B., për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor, ku i dëmtuar është pala H.K., (ngjarje e cila kishte ndodhur me datë 28.12.2024)”.
“Gjyqtari i procedurës, ka caktuar shqyrtimin fillestar, për datën e sotme 18 qershor, nga ora 11:00. Në hyrjen e oborrit të Gjykatës, kur palët po hynin (pa kaluar kontrollin e sigurimit dhe kontrollit fizik), pala H.K., ka nxjerrë një mjet të fortë nga çanta e tij, dhe sulmon personin B.B.”, thuhet në njoftim.
“Në ato moment ka reaguar edhe sigurimi fizik i Gjykatës, (të cilët ndodheshin brenda objektit të Gjykatës), dhe kanë ndaluar konfliktin dhe menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka vazhduar me procedurën hetimore, dhe palës që ka pësuar lëndimet i është dhënë ndihma mjekësore, derisa kanë arritur ekipet e emergjencës”.
Klankosova.tv ka raportuar në vazhdimësi gjatë ditës për këtë rast.
Sulmi në oborrin e gjykatës në Suharekë, arrestohet i dyshuari
Ekskluzive: Arratiset i dyshuari për sulmin te Gjykata në Suharekë, emër i njohur për Policinë
The post Gjykata me detaje për sulmin brutal në Suharekë: Mjeti i fortë ishte në çantën e të dyshuarit appeared first on Klan Kosova.