Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme, e cila ndalon deputetët të ndërmarrin veprime dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas vendimit, masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator.
Kjo masë u vendos nga Gjykata në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.
Kushtetuesja theksoi se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme pasi ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.
“I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
“Gjykata vlerëson se ndalimi i të gjitha vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, dhe çdo procedurë e mëtejme për formimin e Qeverisë, mund të “evito[jë] rreziqe apo dëme të pariparueshme” që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërore dhe nxjerrjen e vendimeve në kundërshtim me Kushtetutën. Për më tepër, Gjykata vlerëson se, në kuptim të përcaktimeve të nenit 27 të
Ligjit, ekzistojnë rrethana të “interesit publik” e që përfshijnë ruajtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.
Aktvendimin i plotë:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!