Në rastin e arrestimeve në Byronë Kosovare të Sigurimit, Prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës paraqitje në stacion policor.
Mirëpo, gjykata ka vendosur që të arrestuarit t’i dërgojë në mbajtje, me arsyetimin se sonte nuk ka mundësi ta hartojë vendimin me shkrim, njofton Klan Kosova.
Të arrestuarit e datës 8 janar kanë qenë në mbajtje deri tani, kur është mbajtur seanca.
Sipas procedurës, pas seancës merret vendimi dhe zbatohet kërkesa e prokurorisë. Megjithatë, në këtë rast, gjykata ka vendosur që sonte t’i kthejë sërish në mbajtje.
Sipas vlerësimit të avokatëve, në mungesë të një kërkese për vazhdimin e paraburgimit, të arrestuarit nuk do të duhej të ktheheshin në mbajtje. Avokatët e kanë kundërshtuar këtë vendim të gjykatës gjatë seancës.


