Gjykata: Ekziston dyshimi i bazuar se Ramadan Morina mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Burim të Malishevës

Një muaj paraburgim për të dyshuarin Ramadan Morina, për krime lufte në Burim të Malishevës

Një muaj paraburgim i është caktuar Ramadan Morinës, i dyshuar për krime të luftës në Kosovë.

Vendimi u mor sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në dosjen e organeve të drejtësisë, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Morina kishte marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve në fshatin Burim të Malishevës.

“Gjykata konstatoj se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri R.M. nëse gjendet në liri, mund të arratiset duke pasur parasysh faktin se ai ka shtetësinë e Serbisë, ka vendbanimin e përhershëm në Serbi, andaj ka gjasa reale se mund të arratiset dhe i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për fazat tjera të procedurës penale, gjithashtu Gjykata konstaton se nëse i pandehuri lihet në liri paraqet rrezik real se i njëjti mund të identifikoj dëshmitarët dhe të ushtroj ndikim tek të njëjtit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës transmeton Klankosova.tv.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

The post Gjykata: Ekziston dyshimi i bazuar se Ramadan Morina mori pjesë në vrasjen e 34 civilëve në Burim të Malishevës appeared first on Klan Kosova.