Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot nuk është paraqitur në seancën gjyqësore për Rezervën Shtetërore.
Ajo u arsyetua se nuk ka pranuar ftesë nga Gjykata.
Mirëpo, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi, konfirmoi për Klankosova.tv se ftesa iu dërgua asaj më 19 nëntor, përmes postës.


