Gjykata e Hamburgut e dënon Princ Dobroshin me 13 vjet burgim dhe 8 milionë euro

Gjykata e Hamburgut e dënon Princ Dobroshin me 13 vjet burgim dhe 8 milionë euro

Gjykata e Hamburgut të mërkurën e kaluar (më 17 shtator) dha verdiktin për Princ Dobroshin.

Ai u dënua me 13 vjet burgim, për trafikim me drogë.

Dobroshi u shpall fajtor, për 10 tonë kokainë e cila u kap në Portin e Hamburgut në vitin 2020-të, shkruan gazeta e njohur gjermane Bild, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ngarkesë vinte nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Po ashtu sipas kësaj gazete, “bosi i drogës” duhet t’ia paguajë shtetit plot 8 milionë euro.

Bild përshkruan edhe aktivitetin 30 vjeçar të Princ Dobroshit, i njohur në botën e kokainës.

 

The post Gjykata e Hamburgut e dënon Princ Dobroshin me 13 vjet burgim dhe 8 milionë euro appeared first on Klan Kosova.