Monday, March 2, 2026
spot_img
HomeLajmeGjykata e Ferizajt vendos 16 vjet burg për dhunuesin e fëmijëve (VIDEO)

Gjykata e Ferizajt vendos 16 vjet burg për dhunuesin e fëmijëve (VIDEO)

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin për rastin e Blerim Sinanit, i akuzuar për veprën e sulmit seksual.

Sipas vendimit, i pandehuri është dënuar me 16 vjet e 6 muaj burgim, raportoi  gazetarja e Klan Kosova, Diellëza Berisha, e cila ka ndjekur nga afër seancën.

Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2024, 42-vjeçari kishte kryer veprime penale të sulmit seksual ndaj tre djemve të mitur, të moshës 12 dhe 13 vjeç. Viktimat thuhet se ishin dërguar në bodrume të ndryshme, ku i pandehuri kishte kryer disa akte seksuale.

Për më shumë, ndiqni kronikën e plotë:

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT