Të paktën shtatë orë gjumë çdo natë janë thelbësore për një shëndet optimal, thonë ekspertët e shëndetit. Gjumë i mjaftueshëm ndihmon në përqendrimin, balancimin e hormoneve dhe kontrollin e oreksit, duke shmangur ndjesinë e uri të pamasë që shfaqet shpesh kur jemi të lodhur.
Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm në aftësitë tona mendore, por edhe në emocionet. Studimet tregojnë se të flini më pak se gjashtë orë sjellë zemërim, nervozizëm, vetmi dhe zhgënjim, ndërsa simptomat fizike përfshijnë dhimbje dhe probleme të frymëmarrjes.
Ekspertët këshillojnë që për një gjumë të mirë duhet të ndiqni disa rregulla: ushqim i shëndetshëm, orar i caktuar për gjumë, aktivitete qetësuese si joga apo meditim, çaj kamomili para gjumit dhe shmangie e ekranit para gjumit.
Një gjumë i mirë është baza e një jete të shëndetshme dhe të qetë, ndaj duhet të jetë prioritet i përditshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!