Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës, arrestohet një person, nuk ka të lënduar

news image

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës, në kohën kur po zhvillohej ndeshja Serbi–Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Rexhep Luci në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Lidhur me rastin nuk ka persona të lënduar.” – tha Pllana.

Sipas Policisë, për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të incidentit janë ende duke u hetuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/