Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë suspendimin e një zyrtari policor të Stacionit Qendra në Prishtinë.
Hetuesit e IPK-së thanë se nga veprimet fillestare, dyshohet se zyrtari, e ka përdorur armën jashtë detyrës zyrtare për motive ende të paqarta.
Klankosova.tv mëson se bëhet fjalë për policin Butrint Krasniqin, për të cilin në nëntor të vitit 2020, qendra e VV-së në Podujevë pretendonte se i kishte sulmuar aktivistët e VV-së gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në këtë komunë.
Deri më tani policia nuk ka marrë vendim për suspendimin apo jo të policit Krasniqi.
The post Gjuajti me armë jashtë detyrës zyrtare, ky është polici që IPK-ja rekomandoi të supsendohet appeared first on Klan Kosova.