Gjuajte me armë zjarri në një dasmë në Ferizaj

Incident në Mitrovicën e Veriut: 12 shqiptarë, 10 prej tyre të mitur – ndalohen nga policia

Sot rreth orës 15:30, policia në Ferizaj ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri gjatë një dasme në rrugën “Mihajl Grameno”.

Sipas njoftimit, njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar personin e dyshuar, S.I., (56-vjeçar) i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e tipit pistoletë, 8 gëzhoja, si dhe leja e armës.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për intervistim dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, pasi një veprim i tillë paraqet rrezik serioz për jetën e qytetarëve”, thotë policia tutje në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

The post Gjuajte me armë zjarri në një dasmë në Ferizaj appeared first on Klan Kosova.