Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pjesë e deklaratës së konventës së mbajtur nga kjo parti ishte zotimi se për zgjedhjet lokale do t’i kandidojnë emrat më të mirë.
Gjoshi tha se PDK-ja do t’i mbrojmë komunat që i fitoi në zgjedhjet lokale të vitit 2021, por paralajmëroi se edhe do ta rritë numrin e tyre.
“Ne në Këshillin Drejtues të PDK-së që u mbajt në fillim të këtij muaji, e kemi bërë një kalendar të afateve se kur do garojmë. Kandidaturat do të fillojnë të miratohen në organe të partisë që nga e hëna e 23 qershorit dhe do të përfundojnë në pjesën e parë të korrikut”.
“Kemi dinamikë për t’ia dhënë rëndësinë, hapësirën dhe rolin e duhur secilit kandidat për kryetar. Është fat i mirë që ne kemi shembull të mirë pasi që qytetarët e njohin qeverisjen e PDK-së në aspektin lokal. Ka tri mandate që jo vetëm që s’ka pasur aktakuzë por as përfolje për kryetarët e PDK-së”.
Tutje, ai u shpreh se kudo që kanë qeverisur kryetarët e PDK-së, pas tyre ka qenë suksesi, teksa u ankua për mungesë të mbështetjes nga ana e qeverisë.
“Kudo që kanë qeverisur kryetarët e PDK-së, pas tyre ka qenë suksesi, përkundër që kanë pasur mungesë të mbështetjes nga ana e qeverisë, pasi s’ka qenë miqësore me komunat tona por edhe të subjekteve tjera politike”, tha ai.
The post Gjoshi: Do ta rrisim numrin e komunave të fituara – nga e hëna miratohen kandidaturat appeared first on Klan Kosova.