Kryetarit të Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemit i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike, pas një mosmarrëveshjeje me një qytetar, në Mitrovicë.
Kështu konfirmoi për KALLXO.com, Avni Zahiti zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.
“Pas një mosmarrëveshje në trafik, janë intervistuar dy personat e përfshirë në rast. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba për Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP)”- tha Zahiti.
Zëdhënësi potencoi se nuk ka arrestime lidhur me rastin.