E shtunë, 12 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeGjobitet ferizajasi për tejkalim të shpejtësisë, i vendoset masa mbrojtëse për një...

Gjobitet ferizajasi për tejkalim të shpejtësisë, i vendoset masa mbrojtëse për një vit

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një 21-vjeçar pasi ishte duke vozitur 70 kilometra në orë në zonën ku kufizimi i lejuar ishte 40 kilometra në orë.

Në njoftimin e policisë thuhet se qytetari E.K. u ndalë në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, të premten.

“Gjatë matjes së shpejtësisë është konstatuar se drejtuesi i automjetit, E.K. (21 vjeç), po qarkullonte me shpejtësi prej 70 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar një gjobë në vlerë prej 40 euro”.

“Gjatë verifikimit të mëtejmë në qendrën e komunikimit është konstatuar se ndaj tij, për shkak të akumulimit të 11 pikëve negative dhe kundërvajtjeve të përsëritura, që nga data 02.11.2023, është vendosur edhe një masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Si rezultat, është bërë edhe konfiskimi i automjetit”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, policia shtoi se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në funksion të respektimit të ligjit dhe rritjes së sigurisë rrugore. /Klankosova.tv

The post Gjobitet ferizajasi për tejkalim të shpejtësisë, i vendoset masa mbrojtëse për një vit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT