Njësia e policisë për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikojë shoferët e kamionëve që po lëviznin në mënyrë të parregullt në autostradë.
Identifikimi i tyre, sipas policisë u bë në bazë të një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale.
Njëri nga kamionistër u gjobit me 60 euro, pasiqë i njëjti gjatë tejkalimit nuk ka mbajtur distancën anësore të sigurisë, transmeton Klankosova.tv.
Policia njofton se shoferi tjetër i cili ishte duke lëvizur me kamion në shiritin emergjent është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
The post Gjobiten kamionistët për shkelje trafiku në autostradë, njëri me 60 euro, tjetri 300 appeared first on Klan Kosova.