Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmeGJKKO dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, konfiskohen 18.3 mln...

GJKKO dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, konfiskohen 18.3 mln euro të dyshuara nga mafia italiane

Biznesmeni Rezart Taçi është dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Posaçme, pasi u gjet fajtor për veprën penale të pastrimit të parave në favor të mafies italiane, Cosa Nostra.

SPAK kishte kërkuar 13 vite burgim për Taçin.

Në fjalën e tij, prokurori Klodian Braho kërkoi jo vetëm dënimin e Taçit, i cili nga viti 2021 ishte nën akuzë për pastrim parash dhe grup kriminal, por edhe konfiskimin e mbi 18 milionë eurove të depozituara në një llogari në Tiranë, të cilat do të shpërndaheshin më pas në llogari në Hong Kong dhe Singapor.

Nga hetimet rezultuan të implikuar edhe Francesco Zummo, një i hetuar në Itali për favorizimin e Cosa Nostras, si dhe Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli.

SPAK deklaroi se nga kjo skemë dyshohej se biznesmeni shqiptar do të fitonte rreth 3 milionë euro. Pastrimi i parave u tentua të realizohej përmes një banke të nivelit të dytë, ku 18 milionë euro u depozituan si të legjitime, duke pretenduar se do të investoheshin në sektorin e hidrokarbureve.

Si prova, SPAK kishte në dispozicion, mes të tjerash, edhe një draft-marrëveshje për shumën e 18 milionë eurove, që pretendonte se do jepej si hua me një normë interesi prej 5 përqind.

Sipas SPAK, transaksionet dhe veprimet kriminale u kryen pjesërisht dhe me ndërhyrjen e institucionit pati bllokim të vlerës monetare, e cila ishte konfiskuar më herët me vendim gjyqësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT