E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeGjini: S’jemi penduar që kemi bërë koalicion me Nismën (VIDEO)

Gjini: S’jemi penduar që kemi bërë koalicion me Nismën (VIDEO)

Ardian Gjini, kryetari i Komunës së Gjakovës, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka pasë ndonjë ndalesë apo pengesë që mos të përmbush kuotën për t’u bërë pjesë e Kuvendi të Kosovës, në Legjislaturën e IX-të, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai deklaroi se nuk janë pishman as edhe për koalicionin që kanë bërë me Nismën Socialdemokrate. Kështu kandidati për deputet pohoi kur u pyet se a do të kishin rrezik AAK dhe Nisma për të kaluar pragun nëse nuk do të bënin koalicion për zgjedhjet nacionale të 2025-së.

“Nuk besoj që të paktën për aleancën po ju them nuk e kishin rreziku pragun, i kemi pasë shumë arsye se pse e kemi bërë këtë koalicion. Asnjëri prej nesh nuk është penduar se ka ndodhur ky koalicion, të paktën unë jo, unë mund të them se nuk jam penduar për koalicionin jo vetëm më Nismën Socialdemokrate, por edhe me partitë e tjera”.

“Kështu ka dalë ky ka qenë vullneti politik i popullit, duhet me pa detaje sa më mirë që mundemi edhe duhet me e pa me sa ma pak subjektivitet, asnjëri nuk mundemi me pastru veten prej ndjenjave subjektive, në rregull.

Ama të provojmë të paktën me qenë sa më objektiv kur e bëjmë analizën, kemi me mbërri deri aty, ky është rezultati. Ka pasë qëllime të ndryshme në garë”, ka thënë Gjini. /Klankosova.tv

The post Gjini: S’jemi penduar që kemi bërë koalicion me Nismën (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498