E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeGjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin...

Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma me partnerë, nuk beson se partneri i tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmir Limaj, do të shkojë në koalicion me Albin Kurtin.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se deklarata e djeshme e Limajt është sqaruar mes partive AAK dhe Nisma.

“AAK-ja e ka pozicionin e qartë. Nuk besoj që zoti Limaj do të shkojë të negociojë me Albin Kurtin për të hyrë në koalicion. Jo vetëm për shkak se besoj çka kanë biseduar kolegët e mi sot, por edhe për shkak se nuk ka logjikë. Mund të bëjmë shumë analiza, por nuk ka logjikë”, u shpreh Gjini.

The post Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498