Gjini: Ju betohem se për korrupsion as nuk përfolet se nuk është fenomen në Gjakovë (VIDEO) 

Gjini: Ju betohem se për korrupsion as nuk përfolet se nuk është fenomen në Gjakovë (VIDEO) 

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se korrupsioni nuk është një fenomen në këtë komunë.

Në emisionin “Rubikon në Klan Kosova”, ai theksoi se bashkëqytetarët e tij e dinë këtë realitet.

“Po ju betohem se për korrupsion as nuk përfolet në Gjakovë, sepse nuk është fenomen. A mund të ketë ndonjë rast? Nuk guxoj ta mohoj, sepse do të ishte e dëmshme”.

Por unë e di që bashkëqytetarët e mi e dinë se korrupsioni dhe zhvatja nuk janë fenomen në Gjakovë. Kjo është diçka për të cilën as nuk është folur ndonjëherë”, tha Gjini. /Klankosova.tv

The post Gjini: Ju betohem se për korrupsion as nuk përfolet se nuk është fenomen në Gjakovë (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.