Gjini: Garën sivjet s’e kam për ego personale, s’mund të them se do ta kërkoj mandatin e katërt (VIDEO)

Gjini: Garën sivjet s’e kam për ego personale, s’mund të them se do ta kërkoj mandatin e katërt (VIDEO)

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se garën sivjet nuk e ka për ego personale.

Duke folur për mandatin e katërt, ai u shpreh se s’mund të thotë nëse do ta kërkojë edhe të katërtin.

“Kur je gjatë në politikë e sheh si të shohin në rrugë, ata që duan me të votu, të shikojnë në sy edhe të flasin, e ndjen. Mandati i tretë, nuk mund të them se do ta kërkojë të katërtin”.

“Unë besoj që gjithmonë diqysh një detyrë duhet me u dorëzu edhe kryhet, më kanë mbetur disa punë tepër për zemër në Gjakovë, nuk e kam për ego personale garën sivjet, veç që nuk po du me e lënë me u ndalë”.

“Projeksionet e mija janë që në katër vitet e ardhshme do t’i përmbyll një numër të jashtëzakonshëm të projekteve dhe me e ngrit Gjakovës në një shkallë më lartë, shkallë e madhe më lartë, një hap të madh më përpara dhe atëherë po, me gëzu edhe unë kur të plakem”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Gjini: Garën sivjet s’e kam për ego personale, s’mund të them se do ta kërkoj mandatin e katërt (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.