E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportGjimshiti me Atalantan e duan finalen e Superkupës, duhet të kalohet Interi

Gjimshiti me Atalantan e duan finalen e Superkupës, duhet të kalohet Interi

Janë në vendin e parë në Serie A.

Pos ambicies për titullin kampion, futbollistët e Atalantas sonte e nisin kampanjën e Superkupës, njofton Klankosova.tv

Për ta siguruar finalen, skuadra e kapitenit të kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshitit, duhet ta mposht kampionin aktual, Interin, i cili është edhe fitues në fuqi i trofeut për të cilin sonte nis “lufta”.

Megjithatë bergamasit në gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, kanë punë me kundërshtarin më të “hidhur” për ta.

“Nerazzurët” nuk njohin humbje nga Atalanta që nga viti 2018, raporton Klankosova.tv

Që atëherë, “Zi-kaltërit” kanë 8 fitore e 5 ndeshje u mbyllën me barazim, madje në dy duelet e fundit nga Inter, Atalanta u deklasua me rezultat të njejtë, 4-0.

Gjysmëfinalja e parë e Superkupës italiane, nis sonte nga ora 20:00 dhe zhvillohet në “Kingdom Arena” të kryeqendrës së Arabisë Saudite, Riad.

Kjo super përballje transmetohet në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion.

Komentator, Andi Shabani!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT