Në Prizren, suksesi në Testin e Arritshmërisë sillet nga 55 deri në 60 për qind.
Sipas gazetarit korrespodent, Nuhi Salihu, nxënësit veçse kanë nisur të regjistrohen, transmeton klankosova.tv.
Salihu për “Ora Shtatë” po ashtu tha se interesim më i madh ka për gjimnazet dhe shkollën e mjekësisë, sesa për shkollat profesionale.
“Sikur në të gjithë vendin, përqindja është aty, rreth 55-60 për qind suksesi i Testit të Arritshmërisë për nxënësit që i janë nënshtruar këtij testi. Ndërsa nga dita e marte në Prizren, ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta në dy gjimnaze dhe në tre shkolla profesionale. Interesimi për regjistrim të nxënësve është në gjimnazin “Gjon Buzuku”, në atë shoqëror “Remzi Ademaj” si dhe në shkollën e mjekësisë. Sakaq në shkollat profesionale për fat të keq edhe këtë vit interesimi i nxënësve lë për të dëshiruar”, tha ai.
The post Gjimnazet apo shkollat profesionale, ku janë më shumë të orientuar nxënësit prizrenas? appeared first on Klan Kosova.