Gjilani investon në hapësirat përreth Liqenit të Livoçit

Gjilani investon në hapësirat përreth Liqenit të Livoçit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët për Bujqësi, Shëndetësi dhe Zhvillim Ekonomik, zhvilluan një takim me Shoqatën e Peshkatarëve për të diskutuar mbi investimet e realizuara në hapësirat përreth Liqenit të Livoçit, përcjell Telegrafi.

Hyseni theksoi se Liqeni i Livoçit është një nga bukuritë më të mëdha të komunës, që gjithmonë ka shërbyer si vend i bashkimit për qytetarët.


Ai shtoi se investimet e ndërmarra, përfshirë shtegun e ecjes, qasjen më të lehtë drejt liqenit, pastrimin e zonës së bashku me qytetarë dhe aktivistë, si dhe planifikimin e ndriçimit dhe instalimin e kamerave, do ta transformojnë këtë zonë në një hapësirë moderne dhe të sigurt për qytetarët.

“Kemi përkushtim të vazhdueshëm për të ruajtur Liqenin e Livoçit, që të mbetet gjithmonë vend i bukur, i pastër dhe i dashur për qytetarët tanë”, deklaroi Hyseni. /Telegrafi/