Me derbin e Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës mbyllet edhe xhiro e 8 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Dy skuadrat gjilanase do të takohen me fillim nga ora 15:00 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Përkundër që kanë bërë transferime të mëdha dhe konsiderohen si pretendentë për titull, Gjilani dhe Drita e kanë nisur në mënyrë të tmerrshme sezonin.
Aktualisht Gjilani është e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë pas shtatë ndeshjeve, derisa Drita është në pozitën e tetë me 8 pikë.
Fitorja është e domosdoshme si për Gjilanin ashtu edhe për Dritën dhe kjo ndeshje pritet të jetë tejet e luftuar për pikët nga të dyja taboret. /Telegrafi/