Dje u zhvillua ndeshja e javës së 31-të në Albi Mall Superliga mes Gjilanit dhe Suharekës.
Gjatë ndeshjes lojtari i Gjilanit, Oltion Bilalli ishte përplasur me lojtarin e skuadrës, ku më pas u detyrua të largohet nga fusha.
Klubi doli me një njoftim zyrtar për gjendjen e futbollistit
“SC Gjilani njofton për gjendjen shëndetësore të sportistit Oltion Bilalli, i cili në ndeshjen e fundit pas një duelit në ajër, ka pësuar goditje në kokë edhe pjesën e qafës.
Pas ekzaminimeve të bëra pas përfundimit të ndeshjes në Spitalin Rajonal të Gjilanit, gjendja e Oltionit është stabile dhe pa pasoja serioze.
Rikthimi në aktivitet do të bëhet pas konsulatave të radhës me stafin mjekësor të ekipit”, u deklarua Gjilani në një postim në faqen e tyre./IndeksOnline/