Gjilan: 21 persona të kërkuar nga drejtësia bien në pranga gjatë tre muajve të fundit

Gjilan: 21 persona të kërkuar nga drejtësia bien në pranga gjatë tre muajve të fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thotë se ka arrestuar 21 persona të shpallur në kërkim, në kuadër të një task force të veçantë të krijuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë periudhës 13 maj-13 gusht 2025, janë realizuar disa operacione të suksesshme, të cilat kanë çuar në lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga gjykatat kompetente, transmenton Klankosova.tv.

Të arrestuarit ishin të dënuar me masa burgimi nga 1 deri në 5 vjet e 6 muaj, për një sërë veprash penale, përfshirë: vrasje në tentativë, trafikim me njerëz, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, blerje, posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjeç, si dhe vjedhje të rëndomta e të rënda.

“Pas përfundimit së procedurave ligjore, të gjithë të arrestuarit janë dërguar për vuajtje të dënimit”, thotë policia.

 

 

The post Gjilan: 21 persona të kërkuar nga drejtësia bien në pranga gjatë tre muajve të fundit appeared first on Klan Kosova.