Gjiko flet për herë të parë pas akuzave nga e mitura për abuzim seksual: U shpalla i pafajshëm, ajo ishte fanse e zjarrtë

Gjiko flet për herë të parë pas akuzave nga e mitura për abuzim seksual: U shpalla i pafajshëm, ajo ishte fanse e zjarrtë

Këngëtari i njohur nga Kosova, Gjiko, ka rrëfyer ekskluzivisht në S’e Luan Topi periudhën më të vështirë të jetës së tij, kur u akuzua nga një e re për abuzim seksual.

Ai tha se kjo përvojë e rëndë u përjetua nga e gjithë familja, por në fund gjykata e shpalli të pafajshëm.


“Ka qenë një vajzë pothuajse 18-vjeçare, ka qenë duke bashkëjetuar me dikë, ajo e ka thënë këtë në një deklaratë në polici, por nuk ka pasur asnjë lidhje me mua”, u shpreh Gjiko.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tutje ai shtoi: “Kjo vajzë ka qenë ka qenë fanse shumë e zjarrtë me mua dhe ka dashur patjetër që të ketë një kontakt me mua”.

“Për fat kam pasur mesazhe që më shkruante dhe i thosha ‘të lutem më lër të qetë nuk jam i interesuar të kem asgjë me ty’, dhe kur i ka parë gjykata këto fakte, më pas ajo ka vendosur të tregojë, dhe të gjithë kush ka qenë në proces me mua janë shpallur të pafajshëm”, tha artisti.

Gjiko u shpreh se pas këtij vendimi, ai ndjehet i lehtësuar dhe i vendosur ta lërë pas këtë kapitull, duke theksuar se drejtësia tregoi të vërtetën. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com