Robert Lewandowski po kalon sezonin e fundit te Barcelona, pasi në qershor të vitit të ardhshëm do të mbetet lojtar i lirë, me klubin katalanas që thuhet se nuk ka në plan t’i ofrojë një kontratë të re.
Gjiganti italian Milani raportohet se ka kontaktuar agjentin e polakut, Pini Zahavi, për të diskutuar mundësinë e një transferimi, shkruan gazetari Luca Cohen.
Rossonerët nuk arritën të siguronin një qendërsulmues gjatë afatit kalimtar veror, duke sjellë në vend të tij Christopher Nkunku nga Chelsea për 42 milionë euro.
Me formën e paqëndrueshme të Santiago Gimenez, drejtuesit kuqezinj po mendojnë seriozisht të përforcojnë repartin ofensivë me një emër të madh, dhe Lewandowski është kthyer në një objektiv të parë për verën e ardhshme.
Megjithatë, një pengesë e madhe mbetet paga e tij e lartë rreth 12,5 milionë euro neto në sezon, që mund të bëjë të vështirë arritjen e marrëveshjes. /Telegrafi/