Mesfushori Bernardo Silva po lidhet për një kalim te skuadra e fëmijërisë Benfica, me kandidatin për president të klubit portugez Noronha Lopes që deklaroi së fundmi se “kontrata është gati”.
Silva mori shiritin e kapitenit të Manchester Cityt pas largimit të Kevin de Bruyne, mirëpo gjithashtu është në vitin e fundit të kontratës.
Meqenëse negociatat për rinovim ende nuk ka nisur, 31-vjeçari po lidhet për një largim nga “Etihad Stadium”, ndërsa Benfica nuk ka humbur kohë për t’i ofruar një vend në skuadër qysh në afatin kalimtar dimëror.
“Mund të konfirmojë se një kontratë tashmë po e pret Bernardo Silvan. Dua vërtetë që ta sjellë Bernardon në afatin e janarit”.
Bernardo Silva
“Ai ka gjithçka që dua për një lojtar të ketë te Benfica, identitet, kulturë fituese dhe është tifoz i madh i yni. Mund t’iu sigurojë që nuk do të ndalemi më kaq”, deklaroi presidenti Noronha Lopes për “A Bola”.
Ndërkohë, edhe trajneri Lage shtoi se pavarësisht se kush është president, Silva mund të bëhet lojtar i tyre.
“Prej atë që di nga Bernardo është se së shpejti, nuk e di kur, por së shpejti do të bëhet lojtar i Benficas pavarësisht kush bëhet president”.
Silva ka zhvilluar 269 paraqitje për Cityn në Premierligë, për të shënuar 43 gola në proces, kurse ka edhe 103 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë, ku ka fituar dy herë Ligën e Kombeve me shtetin e tij si dhe Kampionatin Evropian./Telegrafi/