Për 636 vjet, mblidhen dhe mburren se janë serbë.
Kësisoj burra e gra që shkuan këtë të shtunë në Gazimestan, sikur edhe paraardhësit e tyre nëpër dekada e shekuj krenohen me Betejën e Kosovës të vitit 1389, ani se e humbën në përballje me perandorinë osmane.
Madje, nga ky vend frymëzohen ta trazojnë gjithmonë shtetin e Kosovës, që nuk e udhëheqin më. Me mitin e ngjarjes së njohur si “Vidovdani”, u nxit edhe agresioni i 24 shtatorit 2023 në Banjskë.
Kështu vlerësuan të shtunën hulumtuesit që morën pjesë në konferencën e Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
Andaj, sipas njohësve, në këtë formë, Serbia tani po e forcon propagandën e saj duke tentuar të ndryshojë edhe prejardhjen e tyre.
Por përdorja e shenjtorëve për qëllime nacionaliste dhe shoviniste nga Serbia, janë sofistikuar gjatë udhëheqjes së Aleksandër Vuçiqit.
Manifestimi më i madh nacionalist i “Vidovdanit”, ishte ai i vitit 1989, kur Sllobodan Millosheviqi pati mbledhur në Gazimestan rreth 1 milionë serbë nga gjithë ish-Jugosllavia, për t’i nxitur kundër popujve të tjerë që e përbënin federatën e atëhershme.
The post Gjetjet shkencore, autorët e Banjskës i frymëzoi “Vidovdani” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.