E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeGjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje pasionante në shtrat

Gjesti dhe Egli shkëmbejnë puthje pasionante në shtrat

Pas shumë dilema e situatash të tensionuara, duket se raporti mes Eglit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania ka hyrë në një fazë të re – shumë më të afërt dhe të ngrohtë.

Pas rikthimit të saj në shtëpi, Egli për një kohë të gjatë mbajti distancë emocionale nga Gjesti, duke lënë të kuptohet se ndoshta gjithçka kishte përfunduar mes tyre. Por natën e kaluar, situata ndryshoi krejtësisht.

Dyshja u panë duke ndarë shtratin dhe – për habinë e banorëve – nisën të shkëmbenin puthje të ndjera, duke konfirmuar se ndjenjat mes tyre janë ende të forta.

Momenti i tyre romantik nuk kaloi pa u vënë re edhe nga Danja dhe Loredana, të cilat, të intriguara nga skena, iu afruan me kujdes shtratit dhe nisën t’i “spiunonin” nga sipër, pa bërë zhurmë.

Sapo Egli dhe Gjesti i kuptuan, situata u kthye në një skenë gazmore: të gjithë shpërthyen në të qeshura, duke e kthyer momentin romantik në një atmosferë të ëmbël që gjallëroi krejt mbrëmjen.

Duket se ky “kapitull i ri” mes dyshes, përveç romancës, po sjell edhe shumë humor në shtëpinë më të famshme në vend.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);
//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT