Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Gjesti dhe Eglit nuk po ndalen, madje po intensifikohen dita-ditës.
Së fundmi, një detaj i vogël, por shumë domethënës, ka ndezur sërish rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga fansat e dyshes.
Në një fotografi të fundit të publikuar në rrjet, Gjesti është parë duke mbajtur një varëse me disa rruaza të varura në zinxhir.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është një rruazë e veçantë, ku duket qartë shkronja “E”. Ky detaj është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë simbolike dhe ndoshta dedikim i drejtpërdrejtë për Eglin, duke shtuar edhe më shumë aludimet për një romancë mes tyre.
Fansat besojnë se kjo është një mënyrë e heshtur e Gjesti për të konfirmuar ndjenjat e tij ndaj ish-banores së Big Brother VIP, me të cilën ka pasur një kimi të dukshme edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar lidhjen, varësja ka “folur” më shumë se fjalët. Për momentin, mbetet të shihet nëse çifti do të reagojë publikisht mbi këtë detaj që po bën bujë në rrjet. /Telegrafi/