Gjermania e ka siguruar finalen e madhe në Kampionatin Evropian të basketbollit.
‘Panzerët’ kanë triumfuar në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Finlandës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 98-86.
Schroder dhe Wagner ishin më të mirët e ndeshjes me pikët e tyre, kurse basketbollisti shqiptar, Edon Maxhuni, realizoi 9 pikë për Finlandën.
Në finale, Gjermania do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Greqisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!