I ngarkuari me punë në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Christian Bottcher, ka takuar sot kryetarin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Nexhmi Rexhepi.
Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se Gjykata Kushtetuese është një shtyllë thelbësore e demokracisë.
“Sot, i Ngarkuari me Punë Christian Bottcher u takua me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi. Ai përgëzoi Gjykatën për punën e saj jetike dhe riafirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, vijon komunikata.
Më tej, thuhet se të gjithë akterët politikë duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës, dhe se kjo është një detyrë kushtetuese për deputetët.
“Mosveprimi jo vetëm që zgjat, por thellon krizën politike, duke dëmtuar vendin. Siç është thënë më parë: Është koha për ta vendosur vendin para politikës së partive”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/