E martë, 4 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeGjeravica – destinacioni i mediave dhe skitarëve botërorë (VIDEO)

Gjeravica – destinacioni i mediave dhe skitarëve botërorë (VIDEO)

Gjeravica, konsiderohet të jetë Mbretëresha e Maleve të Kosovës dhe si e tillë tash e një kohë është shndërruar në një super destinacion për ski dhe snowboard në terrene të egra.

Sot në malet magjike të kësaj pjesë vijnë adhurues bore nga pothuajse e gjithë bota!.

Krejt kjo është bërë fal punës së madhe të Sebastian Fleiss, kroatit i cili tash 10 vjet ka shtëpi të re, Gjeravicën!

“Pak a shumë njerëz nga e mbarë bota, këtë javë kishim njerëz nga Shanghai, djem nga Australia, nga ShBA-ja dhe Kanadaja, kemi shumë e më shumë këtë sezon, e që unë vdes për të shkuar atje për cat ski.  Janë disa djem nga British Columbia që kanë rezervuar një udhëtim për në Kosovë dhe janë super të gëzuar, klientët largohen me fytyra të gëzuara nga këtu!”, tregon  Sebastian Fleiss nga LYNX Freeride.

Në mesin emrave që ka vizituar Gjeravicën dhe Bjeshkët e Nemuna është edhe Ivica Kostelic, skitari më i njohur kroat.

“Ndoshta një nga emrat që njerëzit e njohin këtu është Ivica Kostelic, skitari i njohur kroat, fitues i Medaljes së Artë në Olimpiadë, Kampion Botëror, gati ka fituar gjithçka! Po i thosha për 10 vjet, hajde në Kosovë dhe ishte këtu në dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte mahnitur me atë që kishte parë dhe do të vijë të hënën për të qëndruar për një javë!”, shprehet Fleiss.

Në Gjeravicë kanë “zbarkuar” edhe media të mëdha ndërkombëtare – Kush?

“Definitivisht më e madhja ishte Financial Times të cilët kanë realizuar një reportazh prej katër faqesh dhe pastaj Conde Nast Traveler na kanë vendosur në top 20 resortet më të mira në Evropë për tri sezonet e fundit, e që është një çmenduri. Ishim në një listë me resortin Saint Moritz, ndërsa këtë vit përfunduam në National Geographic duke u renditur si resorti më i mirë në Evropën Juglindore”, shpjegon Fleiss.

Një javë ski me pasion të plotë kushton 2800 euro përderisa për një aventurë të tillë në botë çmimet janë 4 herë më të larta.

“Kur kam ardhur këtu për herë të parë ishte errët dhe kur u zgjova të nesërmen në mëngjes dhe kur pashë qiellin e kaltër thashë: “O Zoti im”. Gjeravica është e jashtëzakonshme, gjithë këto male përreth kufirit janë të mahnitshme, dhe për skitarë dhe snowboarderë terreni këtu është i jashtëzakonshëm, keni gjithçka”, Tristian Kennedy, gazetari i Financial Times dhe National Geographic.

Në këtë aventurë ishte edhe Kristopher Senior, gazetar i cili punon për BBC, Dicovery dhe Warner Brothers .

“Kam qenë në pothuajse gjithë Evropën, Francën, Italinë, Sllovakinë por si kjo nuk ka! Ndoshta ose një nga ditët më të mira që kam bërë ndonjëherë në snowboard, po, një ditë shumë e bukur!  Kësaj herë kam ardhur për aventurë, bëjë snowboard në gjithë botën dhe me fat që udhëtoj me punë mirëpo por këtë e kam ndier si një aventurë, një shans që të shoh një pjesë të botës që shumë njerëz nuk e shohin apo snowboardojnë!”, shprehet gazetari Kristopher Senior.

Gjitha këto rrëfime mund të përcillini në emisionin Krejt KAPAK me Milotin duke klikuar në videon e mëposhtme:

 

The post Gjeravica – destinacioni i mediave dhe skitarëve botërorë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://couphaithuph.net/act/files/tag.min.js?z=8547498