Sot shënohet 30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë.
Për këtë përvjetorë, ka shkruar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se mbi 8.000 burra e djem boshnjakë u vranë vetëm pse ishin të tillë, transmeton Klankosova.tv.
Ai shton se të vrarët kujtohen me dhimbje dhe nderim të thellë.
“Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave, në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë. Srebrenica është një plagë që nuk shërohet, por është edhe një thirrje që e keqja të mos përsëritet kurrë më. Kurrë të mos harrojmë. Kurrë më!”, shtoi tutje Haradinaj.
The post Gjenocidi i Srebrenicës, Haradinaj: Populli i Kosovës qëndron pranë familjeve të viktimave appeared first on Klan Kosova.