Samsung është pranë të gjithë konsumatorëve që kërkojnë më të mirën në xhepin e tyre. Linja e telefonave Galaxy A me modelin më të fundit Galaxy A56 5G kanë ndryshuar lojën për të gjithë telefonat e këtij niveli. Me një dizajni të ri, që i përshtatet dorës tuaj, me inovacionet më të fundit të Samsung si opsionet e Inteligjencës Artificiale dhe sistemin One UI 7 dhe më e rëndësishmja me çmimin më konkurues në treg.
Me modelin Galaxy A56, Samsung është kujdesur që të sjellë të gjitha kualitetet e një telefoni që është jetëgjatë dhe inteligjent, i gatshëm për tu përshtatur me ritmin e jetës moderne.
Galaxy A56 5G vjen me një ekran të gjerë 6.7” FHD+ Super AMOLED, të përforcuar me Vision Booster 1,200 nit, që garanton shikueshmëri të lartë edhe në dritë të fortë. I disponueshëm në katër ngjyra të veçanta — Ngjyrë grafiti fantastike, gri e lehtë fantastike, ngjyrë ulliri fantastike dhe rozë fantastike — ky telefon është po aq stil sa është funksional.
Një risi me këtë model është edhe fakti se Samsung garanton për çdo pajisje përditësim deri në gjashtë herë të Sistemit Operativ pa cënuar aspak funksionalitetin e pjiasjes tuaj, një premtim që jepet për herë të parë nga një kompani teknologjike.
Me një sistem të avancuar kamerash, Galaxy A56 5G sjell video mahnitëse me Super HDR, Nightography me rezolucion të lartë dhe një kamerë selfie 12 MP të përmirësuar, që kap ngjyra të pastra, detaje të qarta dhe kontrast të balancuar. Falë funksioneve si Object Eraser, elementët e padëshiruar në sfond zhduken menjëherë, duke ju lënë vetëm me fotot më të bukura për t’i ndarë me të tjerët.
I pajisur me një procesor Octa-core të përmirësuar, një sistem të avancuar ftohjeje dhe deri në 256 GB hapësirë ruajtjeje, Galaxy A56 5G garanton një eksperiencë të shpejtë dhe të pandërprerë për lojëra, multitasking apo streaming.
Me një bateri të fuqishme 5,000 mAh dhe karikim të shpejtë 45W, pajisja arrin nga 0 në 60% në rreth 30 minuta, dhe karikohet plotësisht për afro një orë – performancë që rivalizon edhe linjën flagship Galaxy S25 Ultra.
Të gjithë modelet e linjës A të Samsung garantojnë cilësi maksimale për çmimin e tyre, që është më konkurruesi në treg. Por, jo vetëm kaq, Samsung ju ofron mundësinë të përfitoni më shumë me blerjen e Galaxy A56 5G! Nga data 27 mars deri më 4 maj 2025, ose derisa të mbarojë stoku, për çdo blerje të Galaxy A56 5G apo A36, përfitoni si dhuratë një karikues të shpejtë 45W – për t’u siguruar që jeni gjithmonë gati për ditën që ju pret.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/. /PCWorld Albanian
https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0