Banorët e Arbërisë po ankohen për gjendjen e mjerueshme nga mbeturinat në këtë zonë.
Një lexues për Klankosova.tv, ka dërguar pamje në redaksi, ku në rrugën “Bashkim Fehmiu” gjendja shihet më e rënduar.
Ditë më parë, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, Petrit Reçica kishte deklaruar se pastrimi i mbeturinave është bërë më i vështirë si pasojë e ngricave të krijuara nga kushtet atmosferike.


