Gjendja në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova, në Merdarë pritje deri në një orë e gjysmë

news image

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, pika kufitare në Merdarë po përballet me fluks të madh për dalje, ku pritjet arrijnë deri në një orë e gjysmë , ndërsa për hyrje pritjet janë 3–5 minuta.

Në Mutivodë, pritja për dalje varion nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa për hyrje nuk raportohet kolona.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është i qetë në të dy drejtimet, pa kolona.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/