Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhëna të reja lidhur me fluksin në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas raportit më të fundit, pritjet për hyrje në vend janë të shkurtëra dhe të menaxhueshme.
Pika kufitare në Dheu i Bardhë shënon pritjet më të gjata, ku udhëtarët presin deri në 60 minuta për të kaluar kufirin.
Në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, duke luhatur nga 3 deri në 5 minuta, transmeton Klankosova.tv.
Ky raport është përditësuar mëngjesin e sotëm, në orën 7:39, duke reflektuar gjendjen aktuale në terren.
The post Gjendja në pikat kufitare, deri në 1 orë pritjet për të hyrë në Kosovë appeared first on Klan Kosova.