Bërllok, ujë, kanalizim e kundërmim.
Me këto pamje përballen përditë banorët e këtij kompleksi banesor në Fushë Kosovë mbi 8 vjet tashmë.
Por sipas njohësit të fushës së banimit dhe ndërtimit, Driton Tafallari, kjo gjendje nuk e vë në rrezik stabilitetin e banesave përderisa fjala nuk është për ndonjë çarje të mureve ose diçka e ngjashme.
Ajo që mund të ndodh, është përhapja e ndonjë sëmundjes si pasojë e erës së rëndë.
Tafallari, në një intervistë për Kiks Kosovën, tha që të gjitha garazhat të cilat janë të ndërtuara brenda komplekseve banesore, u takojnë banorëve.
Kësisoj, as investitori ose dikush tjetër nuk mund ti përdor për nevoja vetjake.
E këtë gjendje të garazhit. Tafallari këshillon banorët që ta marrin iniciativën vet dhe të intervenojnë në mirëmbajtjen e tyre.
Kualiteti i ndërtesave në përgjithësi sipas inxhinierit të ndërtimit Driton Tafallari, në 5-10 vjetët e fundit është i mirë.
E krejt kjo, sipas Tafallarit falë monitorimit më të mirë nga komunat.
The post Gjendja E TMERRSHME e garazhit! A rrezikohet kompleksi banesor? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.