E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeSportGjendja e Edoardo Bove përmirësohet, lojtari i kthjellët pasi ra pa ndjenja...

Gjendja e Edoardo Bove përmirësohet, lojtari i kthjellët pasi ra pa ndjenja në fushë

Pas momenteve dramatike në ndeshjen mes Fiorentinas dhe Interit, mesfushori i kësaj të parës Edoardo Bove tani është zgjuar dhe në gjendje të kthjellët.

Sipas gazetarit të Sky Sport, Gianluca Di Marzio, testet e reja priten gjatë ditës së sotme, por deri tani janë përjashtuar dëmtimet neurologjike dhe kardiake.

Bove u rrëzua në fushë ende pa kaluar as një çerek ore nga fillimi i ballafaqimit të skuadrave, dhe u dërgua me urgjencë në spital, duke shkaktuar shqetësim në komunitetin e futbollit, përcjell Klankosova.tv.

Gjyqtari ndaloi ndeshjen pas incidentit, duke konsideruar situatën si të papërshtatshme për vazhdimin e saj.

Në lidhje me gjendjen e Boves, klubi i tij ka deklaruar në rrjetin social X: “Jemi të lumtur të njoftojmë se Edoardo është zgjuar dhe tani është i kthjellët. Do të vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e tij dhe do të bëjmë të gjitha masat për të siguruar shërimin e tij të plotë”.

Fiorentina gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e marrë në këto momente të vështira për lojtarin.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498