E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/gjendja-e-dy-te-rinjve-te-1aksidentuar-ne-treboviq-te-pejes-mbetet-e-rende/Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet...

https://klankosova.tv/gjendja-e-dy-te-rinjve-te-1aksidentuar-ne-treboviq-te-pejes-mbetet-e-rende/Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë – Klan Kosova

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Treboviq të Pejës.

Në këtë rast, u lënduan edhe dy të tjerë të cilët po vazhdojnë të trajtohen në Mjekimin Intensiv Qendror.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë Shaqir Uka, shef në MIQ.

“Ata janë sjellë dje pasdite pas operimit dhe po vazhdojnë ta marrin trajtimin në Mjekimin Intensiv Qendror. Gjendja e tyre vazhdon të jetë e rëndë, deri në kritike. Ata janë shumë të varur nga barërat dhe aparaturat”, deklaroi Uka për Klankosova.tv.

Ndërkaq, sot do të varroset Metlind Neziri, 16 vjeçari i cili vdiq në këtë vetaksident./ Klankosova.tv.

The post Gjendja e dy të rinjve të aksidentuar në Treboviq të Pejës mbetet e rëndë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT